“Vrasja e zëvendës-shefit të Hamasit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”

Sekretari Gjeneral i organizatës terroriste Hezbollah, Hassan Nasrallah, e ka përshkruar vrasjen e djeshme të zëvendës-shefit të Hamasit, Saleh al-Arouri në Beirut si të rrezikshme.

Sipas Nasrallahut, ajo që ndodhi dje është diçka që ka ndodhur për herë të parë që nga viti 2006, atëherë kur pati luftë mes Hezbollahut dhe Izraelit teksa shtoi se “krimi i djeshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

“Ne nuk kemi frikë nga lufta. Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi gjithashtu se nëse Izraeli bën luftë kundër Libanit “nuk do të ketë tavane, nuk do të ketë rregulla” për luftimet e Hezbollahut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share