Vrasja e mjekut Trpovski/ Toshkovski: Ndalohen dy persona, ka gjurmë materiale

Dy persona janë ndaluar, ndërsa policia po kryen kontrolle në lidhje me vrasjen e mjekut Aco Trpovski. Kështu ka bërë të ditur ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai ka shtuar se sipas hetimeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

Toshkovski ka theksuar se ka gjurmë të caktuara materiale që çojnë tek këta të dyshuar dhe shpreson që në një kohë sa më të shkurtër të dalin me detaje nga hetimet. Më parë u raportua se hetuesit e krimeve të dhunshme shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime dhe u morën në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share