“LUFTONI ME NE, POLICIA GËNJEN”
Motra e migrantes 23-vjeçare Fatmata nga Siera Leone, e vrarë nga policia e Maqedonisë së Veriut më 19 Prill në afërsi të Gjevgjelisë, hedh dritë tjetër ndaj ngjarjeve që kulminuan me vrasjen e migrantes, njofton KlanM.
Përmes një video drejtuar opinionit në Maqedoninë e Veriut, që e kishte dërguar në redaksinë e “Slloboden Peçat”, sic percjell KlanM, ka bërë thirrje për drejtësi duke shtruar pyetjen se përse polici ka gjuajtur ndaj një vajze të paarmatosur, duke përgënjeshtruar pohimet se ka pasur ndonjë kontakt fizik ndaj policit.
“Duam drejtësi për Fatmata dhe duam që njerëzit nga RMV-ja të luftojnë me ne. Duam ta dijmë të vërtetën. Përse polici ka shtënë ndaj një vajze të paarmatosur? Duam gjykim korrekt dhe transparent dhe përgjigje në pyetjet që na mundojnë. Ju lutemi të na bashkangjiteni në luftën për të vërtetën”
Versioni i policisë është ndryshe nga pohimet e familjes së viktimës. Sipas MPB-së, sic percjell KlanM, pasi migrantët ishin hetuar me dy automjete, policia ka tentuar t`i kap, kurse gjatë kësaj një nga trafikantët, 26 vjecari me iniciale K.J fizikisht ka sulmuar policin në përpjekje për t`ia marrë armën.
Gjatë kësaj, sipas MPB-së, polici nga arma zyrtare ka gositur një migrante që menjëherë është transferuar në Spital ku edhe ka ndërruar jetë.
Viktima Fatmata së bashku me baskëshortin Abu Bakar, sic njofton KlanM, kishin udhëtuar nga Siera Leone drejt Evropës Perëndimore. Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë pa dokumente, pasi paraprakisht u ishin refuzuar kërkesat për azil nga autoritetet greke.
Abu Bakar për “Slloboden Peçat” ka deklaruar se do të mbetet në Maqedoninë e Veriut për të kërkuar drejtësi për vrasjen e bashkëshortes. /KlanMacedonia/