Maturantët testohen në provimin e parë të maturës shtetërore

Provimi i dytë është caktuar për më 10 qershor

 Nxënësit e shkollave të mesme që këtë vit përfundojnë arsimin e mesëm sot iu nënshtruan provimit të parë të sesionit të qershorit të maturës shtetërore, njofton KlanM.

Në këtë afat, sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, janë paraqitur 15.620 maturantë, prej të cilëve 6.750 janë nga gjimnazet, 8.598 nga arsimi i mesëm profesiuonal dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik.

Provimi i dytë i maturës shtetërore, siç percjell KlanM, është caktuar për 10 Qershor. Bëhet fjalë për lëndë zgjedhore dhe maturantët kanë pasur mundësi të zgjedhin midis shtatë lëndëve.

Pas përfundimit të maturës shtetërore, Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili ka qëndruar në Shkollën “Ibrahim Temo” në Strugë, siç njofton KlanM, paralajmëroi se Ministria do të kërkojë nga Qeveria që t`i plotësojë kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, që për regjistrimet nëpër fakultete të merren parasysh një nga provimet eksterne, por edhe vlera e procesit varësisht provimeve.

“Materialet e provimit intern dhe bazat e pyetjeve janë ndarë katër javë para provimit intern me numrin e pyetjeve 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim. Universiteteve iu rekomandua provimi i parë ekstern të jetë i përshtatshëm për të gjitha programet e studimit, ndërsa u rekomandua edhe ndryshimi i përshtatmëris së pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të provimeve interne. Gjithashtu kemi ofruar edhe uljen e villëmit të testit pas gjuhës amtare, i cili do të ketë nga 60 deri në 80 pikë, dhe jo si deri më tani nga 80 deri më 100 pikë”, thonë nga MASH.

Këtë vit mbajtja e maturës shtetërore në afatin e paraparë, siç percjell KlanM, ishte vënë në pikëpyetje për shkak të grevës së punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve që kërkonin rritje të pagave.

Në procesin e realizimit të matures, siç percjell KlanM, në shkollë janë angazhuar rreth 2.000 mësimdhënës si testator dhe rreth 300 vëzhgues dhe siç tha Shaqiri, duke pas parasysh faktin se bëhët fjalë për proces të zakonshëm i cili tani më realizohet si i detyrueshëm nga viti 2008, nuk pritet të ketë probleme gjatë provimeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share