Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Berisha: Humbje e madhe, dënoj aktin e shëmtuar kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Berisha shprehet se dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Një ditë tronditëse për familjen Abe dhe kombin e madh japonez! Të dashur miq, nje atentat, në të cilin u vra duke mbajtur një fjalim ish-Kryeministri i Japonisë më jetëgjatë në detyrë Shinzo Abe, ka tronditur thellë familjen Abe dhe kombin e madh japonez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal që i mori jetën një burrështetasi dhe japonezi të madh, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze për këtë humbje tronditëse për ta, vendin e tyre dhe miqtë e Japonisë në mbarë botën. #sb”-shkruan Berisha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share