Vrasja e dyfishtë në Çair – Vetura e “sulmuesve” gjendet e djegur

Një veturë e tipit Audi A6 me të cilën thuhet se ishin larguar të dyshuarit për vrasjen e dy personave në Çarshinë e Shkupit, është gjetur e djegur në Shutkë. Prej aty, siç raportohet, të dyshuarit janë larguar me veturë tjetër në drejtim të Vizbegut, përcjell klanM.

Nga MPB-ja për momentin nuk jepen detaje për ndjekjen dhe të dyshuarit, përveç se bëhet fjalë për disa persona që kanë qëlluar mbi të vrarët.

Jozyrtarisht, raportohet se sulmuesit kanë hyrë në lokal të veshur me uniforma të zeza që kanë ngjasur me uniformë policie./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share