Vrasja e dyfishtë në Shkup, Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e rastit

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se po punohet në identifikimin e autorëve të vrasjes së dyfisht që ndodhi në Shkup më 6 mars në lokalin Shisha.

“Kemi avancuar në hetim, por nuk mund të jap detaje. Në kornizën e hetimit përfshihen edhe informacionet nga kolegët në Holandë”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme mediat në Holandë kanë shkruar për njërin nga të vrarët Enes Iseini.
Sipas tyre autoritetet holandeze e kanë ndjekur penalisht Enes Iseinin për pjesëmarrje në vrasjen e një shtetasi të Kolumbisë më 16 shkurt të vitit 2021 në Bergen të Holandës. Në mars të po këtij viti ai dhe persona të tjerë të dyshuar ishin identifikuar në Malaga të Spanjës ku edhe ishin arrestuar dhe ekstraduar në Holandë. 10 muaj pas masës së paraburgimit, me vendim të gjykatës ai ishte liruar në mungesë të një hetimi thelbësorë por i ishte konfiskuar pasaporta nga autoritetet holandeze.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë që me 6 mars në lokalin Shisha në Shkup mbeten të vrarë Jeton Krivanjeva (Zhilla) dhe Enes Iseini (Llaci).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share