Vrasja e doktorit/ MPB: U shqyrtuan 40 kamera të sigurisë, 15 persona janë marrë në pyetje

Ministria e Punëve të Brenshme njofton se hetimet për vrasjen e mjekut Aco Trpovski janë në fazë të avancuar. Hetuesit e krimeve të dhunshme kanë shqyrtuar më shumë se 40 video inçizime nga kamerat e sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Janë shikuar më shumë se 40 kamera duke përfshirë kamerat e “qytetit të sigurt”. Intervistat zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për këtë ngjarje tragjike, ashpër reaguan nga Oda e Mjekëve të cilët e kanë dënuar vrasjen e kolegut të tyre dhe thanë se asnjë punonjës shëndetësor nuk duhet të ndjehet i pasigurt në vendin e tij të punës. Ata kërkuan nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast në tërësi.

Shoqata e mjekëve privatë amë po kërkon ligje të reja që do të nënkuptonin mbrojtje më të madhe për personelin mjekësor. Ata kërkuan edhe dënime më të rrepta për autorët./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share