Vrasja e 17-vjeçarit, “luftë” në Francë: Vetëm të shtunën mbi 480 të rinj të arrestuar

Bilanc lufte në Francë pas natës së 5 të protestave të dhunshme. Nën moton “Drejtësi për Nahelin”, mijëra të rinj u përplasën me policinë në rrugët e Marsejës, në Paris, por edhe në shumë qytete të tjera. Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta forcat e rendit si dhe i kanë vënë zjarrin makinave e dyqaneve ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit Nahel, i cili u vra të martën e shkuar nga policia franceze pasi nuk ndaloi për një kontroll rutinë është përcjellë për në banesën e fundit të shtunë. Pas shërbimit në një xhami në periferi të Parisit, trupi i tij u dërgua në varrezat lokale, teksa qytetarë të shumtë iu bashkuan ceremonisë së funeralit.

Pas funeralit rifilluan përplasjet e dhunshme mes të rinjve dhe forcave të policisë, që u përgjigj po me forcë.

Raportohet për mbi 480 të rinj të arrestuar vetëm të shtunën në mbrëmje, mosha mesatare e të cilëve është 17-18 vjeç. Nga përplasjet janë lënduar 79 punonjës të policisë. Ndërsa bilanci i dëmeve është katastrofik. Janë 1.350 makina të djegura, 266 ndërtesa të dëmtuara si dhe mbi 30 komisariate të policisë.

Për shkak të situatës Presidenti Emanuel Macron anuloi edhe një takim të planifikuar në Gjermani.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share