Boris Johnson jep dorëheqjen si kryeministër

JOHNSON : JAM I TRISHTUAR QE PO HEQ DORA NGA PUNA ME E MIRE NE BOTE

Boris Johnson dorëzoi postin e kreut të partisë konservatore. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, derisa të zgjidhet një kryeministër i ri në Britaninë e Madhe.

Presioni ishte aq i madh, saqë për Boris Johnson ka mbërritur fundi i karrierës politike. Me dorheqjen e tij nga posti i kryeministrit ai i hap rrugën emërimit të një kreu të ri në krye të partisë konservatore.

Xhonson nuk harroi të falenderonte popullin britanik i cili i besoi një detyrë mjaft të rëndësishme .

Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë.

Ai theksoi se përmes sistemit brilant që ka Mbretëria e Bashkuar do të vijë një lider tjetër.

Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve, që procesi i zgjedhjes së liderit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dhe sot kam emëruar një kabinet për të shërbyer, pasi unë do vendos të qëndroj deri sa të ketë një udhëheqës i ri.

Ai theksoi se është absurde ndryshimi i qeverisë duke refuzuar idenë e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kriza më e fundit qeveritare pas një vale skandalesh u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share