Në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të vendit sot procesi zgjedhor është duke u monitoruar nga kamerat.
Kjo është hera e parë që në një votim në Kosovë po përdoren kamera të tilla.
Më 11 prill, Komisioni Qendror Zgjedhor kishte bërë të ditur se vendosja e kamerave brenda hapësirave të vendvotimit bëhet me qëllim që të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.
“Në ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri 2021 janë evidentuar parregullsi që kanë ndikuar në integritetin, kosoton dhe besimin e publikut në zgjedhje. Nga 2009-2021 janë rinumëruar 36% e vendvotimeve”.
“Vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës. Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve”, kishte thënë Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ./KlanKosova