Shqipëri/ Nesër Fitër Bajrami, urimi i kreut të KMSH-së: Festë që kurorëzon sakrificën e muajit të Ramazanit

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me rastin e Fitër Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, shprehet ai.

Spahiu thotë se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jenë shembull i angazhimit të besimtarëve myslimanë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi për herë pranë të varfërve dhe të angazhohemi për ditë për një shoqëri të drejtë e solidare”, shprehet Spahiu.

“I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë. Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare”, përfundon urimi i Spahiut.

Fiter Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Pas faljes së mëngjesit dita vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share