Voska Sport, kontratë profesionale me talentin 17 vjeçar Ermal Saiti 

Futbollisti Ermal Saiti ka firmosur kontratë profesionale deri në vitin 2026, me klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri që në sezonin e ri 2023/2024 është pjesë në elitën e futbollit vendor.

Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time pasi djersa e derdhur deri tani  rezultoi me firmosje të kontratës profesionale me një klub  të madh  sië është KF Voska Sport.  Jam i privilegjuar që do jem pjesë e këtij klubi që me hapa të sigurta po hapëron në futbollin vendor. Unë premtoj se gjithmonë do të japi më të mirën nga vetja ime  që të jem pjesë e formacionit më të mire në ekipin e Voska Sport” deklaroi  futbollisti, Ermal Saiti i cili nga dita e sotme është futbollist  profesionist.

Ermal Saiti ka lindur më 17 janar 2006 në Tetovë, hapat e para i ka  filluar të shkolla e futbollit Renova, si talent i dalluar i futbollit dy vite  ishte pjesë e Akademisë së futbollit në FFM, në moshën 15 vjet e gjysmë ai u inkuadrua në ekipin e pare të klubit të futbollit Renova të  Xhepçishtit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut te gjenerat e lindur në vitin 2006.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share