Von der Leyen në krye të NATO-s?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është në garë për të qenë kreu i ri i NATO-s. Gazeta britanike The Sun shkruan se një numër vendesh anëtare të NATO-s janë dakord që Von der Leyen të marrë përsipër aleancën ushtarake më të madhe në botë, këtë Tetor.

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes pritet të përballet me një betejë të vështirë për të fituar garën. Sipas The Sun, që citon burime diplomatike, ka shumë të ngjarë që Britania e Madhe të mos e përkrahë kandidaturën e Von der Lyen, si pasojë e punës së saj jo të mirë në krye të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Sekretari i Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të këtij viti pasi mandati i tij u zgjat për shkak të luftës në Ukrainë. Gazeta gjermane Welt am Sonntag ka bërë me dije më herët se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace janë ndër kandidatët kryesorë për të pasuar Stoltenberg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vlen të theksohet se nuk ka zgjedhje formale, në aleancën perëndimore prej 30 anëtarësh që zgjedh privatisht një udhëheqës të ri me konsensus.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share