Peskov: Lajme të rreme, Putin nuk ka sozi
“Presidenti rus Vladimir Putin ka pësuar infarkt dhe është në gjendje të rëndë shëndetësor“ ishte lajmi që qarkulloi në fundjavë nëpër media të ndryshme botërore. Por Kremlini e hedh poshtë atë plotësisht si një lajm të rremë.
Dimitri Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus tha në një deklaratë për mediat se të Putin gëzon shëndet të plotë.
Sipas tij, çdo lajm që ka qarkulluar se shefi i Kremlinit është në gjendje të keqe shëndetësore apo se në krye të vendit është sozia i tij, janë të gjitha mashtrime të mëdha.
Ky lajm fillimisht u publikua nga një kanal në Telegram. Ndër mediat që e bënë publike lajmin ishte edhe britanikja Mirror.
Për shefin e Kremlinit është folur shumë se vuan nga probleme të ndryshme shëndetësore, si nga tumori në pankreas, parkinsoni, etj.
Ndërsa qëndrimet e gjata të vazhdueshme larg vëmendjes publike, janë interpretuar si periudha kur ai kurohet në spitale.
Tv Klan