Shqipëri, Aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Ilia Vreto, 49-vjeçari i cili aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, është vënë në pranga.

Mbrëmjen e djeshme, Ilir Vreto në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share