Volejboll: Zhgënjen Shkëndija, Boreci kualifikohet në finale

Në ndeshjen e tretë të play off-it Shkëndija – Boreci 2-3

Në finale të play off-it për titullin kampion i Maqedonisë së Veriut në kampionatin 2022/2023 do të përballen Strumica Nikob dhe Boreci i Velesit.

Skuadra nga  Velesi në ndeshjen e tretë të play off-it që u zhvillua në sallën sportive të gjimnazit të Tetovës mundi ekipin e Shkëndijës me rezultatin 3-2 në sete apo 2-1, në ndeshje të fituara. Ekipi kuqezi ishte fantastike në setet e para duke kaluar në epërsi 2-0, por ne setin e tretë, të katërtin dhe të pestin pësuan fijasko të vërtetë dhe nuk arritën të realizojnë qëllimet e veta, për t’u kualifikuar në finale.

Për Borecin e Velesit ishte kjo fitorja e dytë ndaj Shkëndijës në Tetovë dhe tani shtrohet pyetja, çka po ndodh me ekipin kuqezi, që pëson humbje në ndeshjet vendimtare? Me siguri se drejtuesit e klubit së bashku me stafin e trajnerëve do të analizojnë dy ndeshjet e fundit, si në Veles ku kanë pasur presione nga ana e publikut vendas dhe këtë të fundit, ku nuk ishin në nivelin e duhur në tre setet e fundit. Dëshira për të fituar ishte e madhe por mundësitë treguan diçka tjetër.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share