Volejboll: Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të

Sot në program janë ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të volejbollit për meshkuj.  Ndeshja më e  rëndësishme  e kësaj jave zhvillohet në sallën  e sportit te gjimnazi i Tetovës aty  ku  do të përballen Shkëndija dhe  Liria e Zherovjanit.  Për  ekipin e Shkëndijës gjasat për tu  ngjitur në gjashtë ekipet e para është minimale , ndërsa  Liria  tanimë e ka siguruar  pjesëmarrjen në fazën e play off-it. Takimi Shkëndija – Liria  fillon në orën 17:00.

Skuadra  studentore  Universiteti I Tetovës  përballet me  Vesna Probishtipin, në të cilë ndeshje   vetëm  duhet të konfirmon  kualifikimin në  fazën e play ofit. Ndeshja Universiteti  Tetovës – Vesna Probishtip  luhet në sallën e soportit të UT-së me fillim në orën 20:00.

Në ndeshjet  tjera të javës së 11-të, takohen: Strumica – Vardari, Janta Volej – Susheva, Makedonija Xhio – UGD Shtipi  dhe Boreci – Rabotniçki . /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share