Volejboll: Tre skuadrat  shqiptare pësojnë humbje. Liria e djersiti mirë Strumicën

Kampionati republikan I volejbollit për meshkuj ka vazhduar  me  ndeshjet e   xhiros së tretë në fazën e  Play off  dhe Play out.

Ndeshje  më interesante është zhvilluar  në Tetovë mes ekipit  Liria të Zherovjanit  dhe  kampionit në  fuqi  Strumica e , ndeshje e cila përfundoi me  fitoren e kampionit  1-3  në sete 25:22, 28:30, 18:25 dhe 23:25  që dëshmon se   skuadra nga  Zherojani i ka  bërë  ball  në të gjitha katër setet.  Kjo është ndeshja e pare pas një kohe të gjatë që kampioni humbë një set në kampionatin vendor.

 Në Shtip, skuadra  vendase  UGD Shtipi  pa problem  ka  mundur  Vesna Probishtipin. Me  rezultatin maksimal 3:0  në sete 25:16, 25:14 dhe  25:17.

 Rabotniçki  në Shkup  ka shënuar  fitore  3-1 kundër Universitetit të Tetovës  ne sete 25:18, 17:25, 25:13 dhe 25:23

Pas  raundit të tretë tabela  në fazën 1 është sa vijon

Tabela në grupin e Play off: 1. Strumicë (39 pikë); 2. UDG Shtip (33 pikë); 3. Rabotniçki  (33 pikë); 4. Liria (25 pikë); 5. Universiteti i Tetovës (24 pikë); 6. Vesna Probishtip (21 pikë).

Në ndeshjet e  Play out,  në një dramatike  ekipi i Sushevës mundi Shkëndijën  3-2 në sete20:25, 25:17, 26:24, 18:25 dhe 15:7.  Boreci në Veles  mundi  Makedonija Xhio  3-0 në sete 25:18, 25:21 dhe 25:23, ndërsa Janta Volej mundi Vardarin  3-1 në sete 25:16, 23:25, 25:14 dhe 25:19

Tabela në grupin e Play out1. Shkendia (24 pikë); 2.  Boreci (18 pikë); 3. Sushevë (14 pikë); 4. Janta Volley (11 pikë); 5. Vardari (5 pikë); 6. Maqedonia Xhio (2 pikë).

Rezultatet e raundit të tretë në Play off

Liria – Strumicë 47&71 1:3 (25:22, 28:30, 18:25, 23:25)

UGD Shtip – Vesna Probishtip 3:0 (25:16, 25:14, 25:17)

Rabotniçki  – Universiteti i Tetovës 3:1 (25:18, 17:25, 25:13, 25:23)

Rezultatet e  raundit të tretë në Play out

GOK Borec – Maqedoni Gio 3:0 (25:18, 25:21, 25:23)

Janta volej – Vardar 3:1 (25:16, 23:25, 25:14, 25:19)

Sushevë – Shkendija 3:2 (20:25, 25:17, 26:24, 18:25, 15:7)

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share