Volejboll: Të hënën derbi i sezonit Strumica – Shkëndija

NDESHJA DO TË FILLON NË ORËN 18:00

Java e dytë  e fazës së Play off-it sjell edhe derbin e sezonit ku edhe do të vendoset se cila  skuadër do të jetë në pozitën e parë në renditjen e tabelës Strumica Nikob apo Shkëndija e Tetovës.

Tetovarë të vetëdijshëm për rendësin e kësaj ndeshje pjesën më të madhe të përgatitjeve ia kanë kushtuar këtij takimi këtë ekskluzivisht për Televizionin kombëtar Klan Maqedoni e deklaroi trajneri  Durim Luma

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po sigurisht se ne gjatë gjithë përgatitjeve i jemi kushtuar kësaj ndeshje dhe përgatitjet i kemi bërë apostafat për këtë ndeshje sepse kjo ndeshje me Strumicën është ndeshje direket për kreun e tabelës, që mendojmë se ai që do të startoj i pari në play-off-in përfundimtar do të ketë përparësi, prandaj ne i japim rëndësi dhe jemi të përgatitur. Besoj se do të bëjmë çmos që këtë ndeshje ta fitojmë dhe ta marrim avantazhin në tabelë” – tha Durim Luma, trajner i KF Shkëndijës

Skudra  tetovare në kë ndeshje do të jetë e hendikepuar me mungesën e

Blerton Baftjarit  i cili për shkak të një dëtimi të rëndë deri në fund të kampionat  do të jetë jashtë ekipit, por trajneri  Luma  ka  besim të plotë tel lojtarët tjerë

Sigurisht se ne kemi eksponent shumë të mirë siç është Shkëlqim Ismaili, Amdi Ben Taleb, e kështu me radhë, jemi shumë afër Strumicës” – tha Durim Luma, trajner i KF Shkëndijës

Takimi  Strumica Nikob – Shkëndija  do të zhvillohet në sallë sportive “Park” në Strumicë të hënën me fillim në ora 18:00. Në dy ndeshjet që u zhvilluan të shtunën u shënuan këto rezultate: Rabotniçki – Liria 3-1 dhe UGD Shtip – Universiteti i Tetovës 1-3. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share