Duka: UEFA na ka besuar aktivitete me rëndësi

Veliaj: Bashkë me Kosovën për Lojërat Mesdhetare

Konferenca Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri” u mbajt në Tiranë. Sukseset dhe projektet u diskutuan në këtë organizim. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kujtoi aktivitetet ndërkombëtare të organizuara së fundi në Shqipëri.

“Në dekadën e fundit ka patur ndryshime pozitive. UEFA na ka besuar organizimin e shumë aktiviteteve ndërkombëtare. Qershia mbi tortë e këtyre organizimeve, ishte finalja e madhe historike e UEFA Conference League”, tha Duka.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në këtë vit të Kryeqytetit Europian të Sportit do të ketë shumë aktivitete, por edhe të tjera priten në të ardhmen, pa harruar investime në infrastrukturën sportive.

“Tirana të bashkëpunojë me Kosovën për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Pas Arenës Kombëtare edhe pallati i sportit dhe stadium “Selman Stërmasi” do të bëhen nga e para”, u shpreh Veliaj.

Në këtë konferencë u përmendën edhe ndryshimet në ligjin e sportit dhe mbështetjen e sportistëve elitarë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share