Volejboll: Mësohen ekipet gjysmëfanilaste për Kupën e RMV-së

Pas ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll pë meshkuj dhe femra janë mësuar emrat e ekipeve që vazhdojnë garat në fazën tjetër. Kështuqë në gjysmë finale të kupës në kategorinë e meshkujve janë kua;lifikuar Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Strumica Nikob dhe Boreci, ndërsa në kategorinë e vajzave kualifikim në gjysmëfinale kanë siguruar: Rabotniçki Vajzat, Janta Volej, Nakovski Volej dhe Vardari Vajzat.

Në fazën e çerekfinaleve dy ndeshje mjaftë interesante u zhvilluan në Tetovë atu ku ekipi i Shkëndijës me gjysmբ force mundë Rabotniçkin me rezultatin maksimalm 3-0 në sete 23-13, 25-12 dhe 25-20. Ndërsa në takimin tjetër që zhvillua në sallën e UT-së, ekipi studentor KV Universiteti i Tetovës në cilësinmë e mysafirit mundi ekipin nga Zherovjani Liria 3-1 në sete 22 -25 25-21 25-18 dhe 25-22

Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale

Meshkujt

Liria – Universiteti i Tetoves 1-3

Shkëndija – Rabotniçki 3-0

Strumica Nikob – Vesna Probishtip 3-0

Boreci – UGD Shtip 3-1

Femrat:
Rabotniçki Shkup – Vardari EM 3-0
Janta Volej – Pelisteri 3-0

Nakovski Volej – UGD Mladosti 3-0

Fit Fan Volej – Vardari Vajzat 1-3

Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share