Shpëtim Duro: Mendoj se zëvendësimet e bëra dhe vendosja e ekipit në 20 minutat e fundit sollën edhe avantazhin

Kampioni në fuqi I Maqedonisë së Veriut, klubi I futbollit Struga Trim Lum me fitoren e djeshme kundër Tikveshit në Kavadar është kandidati kryesor për tu shpallur kampion vjeshtor për sezoinin 2023/24. Struganët aktualisht janë pozitën e dytë me 33 pikë dhe një ndeshje më pak ajo me Voska Sport e anuluar nga java e 16-të dhe është caktuar për ditën e mërkuar me fillim në orën 13:00, ndërsa në javën e 18-të dhe të fundit të sezonit vjeshtor në cilësinë e vendasit përballet me Bregallnicën e Shtipit dhe me fitore do të shpallej kampion i vjeshtës.

Pas ndeshjes dhe fitores me përmbysje kundër Tikveshit në Kavadar, trajneri Shpëtim Duro për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar.

“Mungesë përqëndrimi në momentet e para të takimit dhe pamë veten në disavantazh prej dy golave. Megjithatë gradualisht hymë në lojën tonë dhe diktuam tempo, duke barazuar që në pjesën e parë falë dopietës së Marjan Radeskit. Ne pjesën e dytë ishim më në ekuilibër dhe prisnim momentin për të goditur kundërshtarin. Një gjë të tillë bëmë në mënyrën më të mirë në minutën e 82-të, kur Georgievski shënoi një super gol. Mendoj se zëvendësimet e bëra dhe vendosja e ekipit në 20 minutat e fundit sollën edhe avantazhin tonë të merituar në një fushë të vështirë” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Struga Trim Lum pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara në sezonion vjeshrtor ka regjistruar 11 fitore dhe 5 disfata, ndërsa aktualisht mban pozitën e dytë në table me 33 pikë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share