Volejboll: Liria e Zherovjanit siguroi kualifikim në gjysmëfinale të Kupës

Klubi i volejbollit Liria është skuadra e katër gjysmëfinaliste e  Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj. Në ndeshje  që u  zhvillua  sonte në sallën sportive te shkolla fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, Liria e Zherovjanit mundi ekipin e Universitetit të Tetovës 3-1 në sete  25-22, 19-25,  25-19 dhe 25-16.. Me këtë fitore  ekipi Liria iu  revanshua KV Universitetit të Tetovës,  për disfatën identike 3-1 sete e vlefshme për ndeshjen e Play off-it të pjesës pranverore të kampionatit.

 Kujtojmë se në gjysmëfinale të Kupës së RMV-s janë kualifikuar Strumica, Rabotniçki, UGD Shtipi  dhe Liria e Zherovjanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share