Skenaret e BDI-së janë të lexuara , me protestat e paralajmëruara ata duan të mbrojnë funksionarët e saj që duhet të përgjigjen për krimin që kanë bërë, thonë nga partia në pushtet VMRO DPMNE.
Ky reagim I tyre vjen një ditë pas deklaratës së Arbër Ademit se kryesia e BDI-së ka vemndosur që nga shtatori, kjo parti me të gjitha kapacitetet e veta të dalë në terren, që nga Struga deri në Sopot”.
Mëtej nga VMRO DPMNE thonë se BDI është e vetëdijshme se përgjegjësi do të ketë, ndërsa protestat dhe përpjekjet për dëstabilizim janë formë për të nxjerrurr në rrugë simpatizantët e saj në kohën kur funksionarët e saj do të duhet të japin llogari para institucioneve të drejtësisë.
Partnerët shqiptarë të VMRO DPMNE-së në pushtet VLEN në një vijë më partinë e Mickovskit.
“Mendoj që BDI por edhe fronti evropain, ashtu si njëri nga lidërët e kualicioni vlen e potencoj, janw të lodhur, nuk kanë fuqi për të bërë nëj destabilizim konkret,. Ata mundohen me gjdo kusht që të shfrytëzojnë shqiptarët, të shfrytëzojnë qytetarët për të mbrojtur vetëveten për ti mbrojtur të bëmet e tyre të kundërligjshme gjatë qeversijes së tyre” – tha Fari Hiseni, VLEN.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot kanë përsëritur se janë për veting ndërkombëtarë për 32 vitet e kaluara në vendin tonë.
“Të gjitha ndërhyrjet politike sollën besimin në gjyqësor deri në 2% për shkak të presionit partiak në të gjitha vitet e pas pavarësisë, nga partitë politike maqedonase, i cili vazhdon edhe sot me qëllim të vendosjes së drejtësisë selektive sipas agjendës së partisë.
Ndaj, për të gjitha dështimet dhe mosbesimin, është koha që të vendoset një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, oligarkët, por edhe për privatizimin dhe tranzicionin në të 32 vitet e pavarësisë.
U bëjmë thirrje partive politike të kapërcejnë veten, të ndalojnë gjuetinë e shtrigave dhe mashtrimin e publikut për defokus politik dhe së bashku të miratojmë ligjin për një verifikim të monitoruar ndërkombëtarisht të të gjitha akuzave që nga pavarësia e deri më sot” , thonë nga Bashkimi Demokratik për integrim.