Grevë: Matura shtetërore në pikëpyetje?!

PUNONJËSIT NË QENDRËN SHTETËRORE TË PROVIMEVE KËRKOJNË RRITJEN E PAGAVE

Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të provimeve është në grevë për shkak të mospajtimeve me Ministrinë e Financave për ndryshimet e marrëveshjes kolektive, sipas së cilës, parashihen rritja e pagave të punonjësve në këtë institucion, njofton KlanM.

Nga kjo organizatë thonë se nga gjithsejt 29 të punësuarit 11 prej tyre janë me pagë minimale prej 20.000 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pagat tona u harruan me rritjen e pagës minimale. U rritën vetëm pagat e atyre që ishin me paga minimale dhe mbërritëm në situatë kur kemi barazim të pagave të 11 nga 29 të punësuarit. Shpresojmë të kemi një përgjigje pozitive për shkak se jo vetëm amtura shtetërore por ka procese që lidhen me afate dhe që kanë ngecje për periudhë të caktuar” – tha Emilija Boshkovska, Qendra Shtetërore e Provimeve.

Të mos vehet në pikëpyetje matura shtetërore, të ketë komunikime me institucionet tjera që të zgjidhet Marrëveshja e Përgjithshme kolektive – ishte mesazhi i Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Mesazhi im për të punësuarit është që bashkë me drejtoren të komunikojnë me institucionet tjera dhe le të presin të zgjidhet marrëveshja kolektive. Të tejkalohen problemet dhe të mos vehet në pikëpyetje matura shtetërore” – deklaroi Jeton Shaqiri.

Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të provimeve, sic njofton KlanM, thotë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, kurse deri atëherë do të pezullohen të gjitha proceset që varen nga ky institucion, në mesin e të cilëve edhe matura shtetërore.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share