Osmani: Për disa muaj do ta kemi kryeministrin shqiptar

VMRO-DPMNE: KRYEMINISTRI SHQIPTAR VAZHDIMI I BDI-zimit TË INSTITUCIONEVE  

Ministri i Jashtëm dhe zyrtari i lartë në BDI, Bujar Osmani, gjatë një tubimi partiak të integristëve në Çair të Shkupit, paralajmëroi se për disa muaj Maqedonia e Veriut do ta ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Në fakt, sic percjell KlanM,  kjo është deklarata e parë e një zyrtari të Qeverisë ku paralajmërohen zgjedhje për këtë vit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Fillojmë me presidentin e shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë e cila është edhe në gjuhën shqipe. Sot kemi parlament që në 6 vitet e fundit udhëhiqet në shqip. Jo flitet në shqip, udhëhiqet në shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeveri në të cilën për disa muaj e presim Kryeministrin e parë shqiptar” – deklaroi Bujar Osmani.

Nuk pritej shumë që për temën e Kryeministrit shqiptar të vijnë reagimet e para. VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, konsideron se Kryeministri shqiptar do të jetë vazhdimi i kapjes së institucioneve nga BDI-ja, të cilët, sic thonë, edhe faktori ndërkombëtar I ka vlerësuar si të korruptuar.

“Kryeministri i përkohshëm, të cilit BDI-ja po ia numëron muajt para se të largohet, s`ka autoritet as në shtet e as nga Ministrat në Qeveri. Kryeministrin që e paralajmëron Osmani është vazhdimi i procesit të BDI-zimit të institucioneve që nga bashkësia ndërkombëtare janë vlerësuar si të korruptuara” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Marrëveshja për Kryeministër shqiptar u arrit midis liderit të atëherëshëm të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, para zgjedhje parlamentare të vitit 2020. Ata, sic percjell KlanM, u dakorduan që në 100 ditët e fundit të Qeverisë Kryeministri të jetë shqiptar, edhe pse mbeti e paqartë nëse ky do të jetë Kryeministri Teknik konform Marrëveshjes së Përzhinës ose Kryeministri shqiptar do të jetë 6 muaj para zgjedhjeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share