Pas qëndrimeve të BDI-së dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në kumtesë për mediat ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickoskit thonë se për shkak të politikave të këtilla të LSDM-së dhe Kovaçevskit, VMRO-DPMNE ka bërë thirrje për shfuqizimin e qeverisë teknike, të cilën Kovaçevski e refuzoi.
Nga opozita maqedonase thonë se për të vepruar me përgjegjësi, pranuan të marrin pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Talat Xhaferi nga BDI. Në reagimin, VMRO-DPMNE theksohen se mbetet në të njëjtin qëndrim, ndërsa emrat për ministra dhe deputetë, sipas ligjit, do të propozohen javën e ardhshme.
“I takon qeverisë nëse do të zgjedhë të respektojë ligjin, apo ta thyejë atë, gjë që zbulon vetëm prapaskenat e synimeve të rrezikimit të procesit zgjedhor, gjë që është dëshmi e nervozizmit të madh të qeverisë në largim. Ligji nuk njeh propozime për ministra, ‘vend bosh’ siç deklaron Kovaçevski”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia