Ndryshimet kushtetuese janë dorëzuar në qeveri – ja kur do të shqyrtohen!

Propozimi për ndryshime kushtetuese është dorëzuar në Qeveri, ku pasi të shqyrtohet në njërën nga seancat e ardhshme, por jo më vonë se fundi i këtij muaji, siç përcjell KlanM, do të dorëzohet në Kuvend. Kështu sot njoftoi kryeministri Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Sipas Kovaçevskit, ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nën diktat të askujt, siç pretendojnë nga opozita maqedonase. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë pjesë e obligimeve të përcaktuara në Kornizën negociuese që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Kuvend pa asnjë votë “kundër”.

“Ndryshimet kushtetuese janë votë për BE-në dhe për vazhdimin e rrugës evropiane. Për herë të parë kemi një situatë ku vetoja nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Të gjithë kanë të drejtë të izolohen, madje edhe të izolojnë një pjesë të partisë së tyre politike, por nuk kanë të drejtë të izolojnë shtetin. Retorika e tyre, e zhurmshme për një vit të tërë, pushoi së ekzistuari në ditën e takimit të liderëve. U pranuan të gjitha kushtet e kreut të opozitës. Pastaj, ndoshta nën një presion, të brendshëm apo nuk e di çfarë, ai reteroi qëndrimet e tij”, deklaroi Kovaçevski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share