A e ka bërë Artan Grubi Maqedoninë partnere biznesi me një mafioz bullgar që është pjesë e procedimit penal, i cili është në paraburgim!? – pyesin sot nga VMRO-DPMNE-ja e Hristija Mickoskit, përcjell KlanM.
Nënshkrimi i Grubit, sipas VMRO-së, ka mundësuar krijimin e tre kompanive të reja të lojërave të fatit.
“Pas vendimit të Grubit, Lotaria, drejtori i së cilës është shefi i kabinetit të Grubit, shpalli konkurs në të cilën pasqyrohet kompania 8888.bg e Vasil Boshkov Çerepot, një mafioz bullgar, për të cilin Bloomberg shkruan se është kriminel, i cili është i lidhur me krime shumë të rënda. Prej kohësh ai ndodhet në paraburgim në Bullgari dhe ndaj tij po zhvillohen procedime të rënda. A po e poshtëron Grubi shtetin dhe i njëjti përmes Lotarisë duhet të hyjë në biznes me një kriminel në paraburgim? Me Grubin, Maqedonia bëhet një shtëpi e egër bixhozi, ku lojërat e fatit do të organizohen nga mafiozët e botës së bardhë”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia