VMRO: Për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

VMRO-DPMNE mëngjesin e sotëm ka deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë.

“Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Autoritetet e inkurajuan të ofendonte, shpifte, kërcënonte dhe kur Palevski u ndje mjaft i paprekshëm, iu drejtua shantazhit dhe në fund përfundoi me një vrasje të dyfishtë tragjike” thuhet nga VMRO-DPMNE.

Ato gjithashtu shtuan se MPB-ja, Spasovski, Kovaçevski dhe LSDM-ja kanë heshtur për skandalin e 7 muajve më parë, i cili vërteton mosndëshkimin e Palevskit. Rasti i cili ka ndodhur në maj të vitit 2023, ku Palevski dhe grupi i tij janë kapur me armë ilegale ndërsa gërmonin për ar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kështu që tani Palevski dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me një nga vrasjet më të tmerrshme në Maqedoni. Ky është rezultat i mosndëshkimit dhe mosfunksionimit të institucioneve të menaxhuara nga Kovaçevski, Spasovski dhe LSDM. Vrasja e dyfishtë nuk do të kishte ndodhur nëse më parë të pandehurit do të sanksionoheshin për armë pa leje.

Ata janë nervozë sepse populli e sheh se ata inkurajuan dhe lejuan mbjelljen e urrejtjes dhe krijimin e një atmosfere toksike. Ata janë nervozë sepse e dinë se ka pasur lëshime në hetim dhe sepse e dinë se gabimet e tyre, të cilat i fshehin në mënyrë të shkujdesur, i kushtojnë dikujt jetën”, tha VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share