VMRO: LSDM-ja partizoi ASK-në, ne e departizuam!

DEBATE PËR DREJTORIN E ASK-së

VMRO-DPMNE në pushtet vazhdon të mbrojë vendimin e Qeverisë për emërimin e Bojan Hristovskit për kryetar të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, kundër akuzave nga LSDM-ja opozitare se bëhet fjalë për një kuadër të partisë në pushtet me të cilin ky institucion është partizuar.

VMRO-DPMNE-ja në reagimin e saj ka publikuar foto   nga  ish-drejtori I ANB-së, Viktor Dimovski, përndryshe drejtori i parë i Agjencisë, për të cilin thonë se ka qenë funksionar shumëvjeçar i partisë në organet më të larta të LSDM-së, përfshirë edhe Bordin Ekzekutiv të LSDM-së. partisë.

Njëra nga fotot, e cila është print screen nga postimet në rrjetet sociale, ku sipas VMRO-DPMNE-së, shihet drejtori i parë i ANB-së në një event partiak të LSDM-së

“Nga fotografitë e bashkangjitura shihet se Dimovski përveç se ka qenë anëtarë I Këshillit Ekzekuitiv të partisë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Diplomatik të tyre. Angazhimet partiake të Viktor Dimovskit nuk mbarojnë me kaq, ai ka marrë pjesë edhe në krijimin e politikave të LSD-së, duke marrë pjesë në ngjarje publike dhe debate partiake. LSD-ja e partizoi edhe Agjencinë e Inteligjencës duke emëruar drejtor Erold Musliun, i cili duke keqpërdorur pozitën e ktheu agjencinë në seli partiake të tyre. Ju kujtojmë edhe partizimin e UBK-së kur LSD-ja emëroi për drejtor Mile Zeçeviqin, i cili dikur ishte zyrtar i lartë partiak, i cili më vonë u bë sekretar i përgjithshëm I partisë”, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share