Në mungesë të autobusave qytetarët në punë shkuan me taxi (VIDEO)

“MË KUSHTOI 300 DENARË, POR E KISHA PATJETËR TË SHKOJ NË PUNË”

Rreth një orë po e pret autobusin për tu kthyer në shtëpi. Pasi nuk kishte alternativë tjetër Hanife Selami në mëngjes kishte shkuar në punë me taxi ndërsa kjo i ka kushtuar 300 denarë.

Si shkuat në punë?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Me taxi. Më kushtoi 300 denarë shumë shtrenjtë. Por çfarë të bëj duhet të shkoj në punë. Mengjësi ishte shuumë i vëështirë. Tash po pres që të shkoj në shtëpi” 

Sa kohë po prisni?

”Gati një orë”.

“Gjysmë ore po pres autobus, shkoj deri Zllokuqan, drejt fshatit Bardovcë. Po pres…mëngjes fare nuk
kishte transport” – tha një qytetare.

Si shkuat në punë?

”Me veturë’‘.

Shkoj deri në Gjorçe dhe kthehem pastaj. Më erdhi autobusi me numër 12. Nuk e kam vërejtur se nuk ka autobusa pasi që vonë dola nga shtëpia” – tha një qytetar.

Takuam edhe një shofer të autobusit i cili priste të filloj ndërimin. Kontrolloi në transaksionin se ende nuk i kishte ardhur rroga. Për Klan M tha se në qoftë se nuk u arrijnë rrogat deri nesër ata të shtunën do të protestojnë sërish. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Q Klimenta

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share