VMRO: Kolltuku i Kovaçevskit nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e qytetarëve – dorëheqje e më pas zgjedhje

Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, kolltuku i tij nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e qytetarëve, thonë përmes një reagimi nga VMRO-ja opozitare. Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, ripërsërisin qëndrimin për dorëheqje të qeverisë e më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohsbme.

“Tashmë është e qartë se ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ndodhin dhe është e qartë se VMRO-DPMNE nuk do të shkojë kundër mendimit të popullit të saj. Qeveria pranoi një marrëveshje katastrofike, për të cilën u paralajmërua se nuk do t’i kalonte si nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu edhe nga qytetarët, por për të blerë një ditë tjetër në pushtet dhe për të bërë marrëveshje kriminale, e pranuan. Prandaj ka ardhur koha për dorëheqje, zgjedhje dhe në fund përgjegjësi”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share