Shkup: Pikë e re për nxjerrjen e dokumenteve personale

SPASOVSKI: ME SISTEMIN E RI 1.000 QYTETARË SHËRBEHEN GJATË ORARIT TË PUNËS

Nga sot zyrtarisht ka filluar procesi i fotografimit për dokumentet personale për qytetarët e Shkupit. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka vizituar qendrën e re të MPB-së për ndryshimin e dokumenteve personale që gjendet në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Kisella Vodë të Shkupit.

Qytetarët e Shkupit do të kenë edhe një qendër ku mund të bëjnë ndryshimin e dokumenteve personale, pa caktimin e termineve me procedurë të rregullt, me qëllim që në afatin e përcaktuar ligjor deri më 12 Shkurt 2024, qytetarët të bëjnë ndryshimin e dokumenteve me Republika e Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Arsyeja e hapjes së këtij punkti të ri ishte numri I madh I qytetarëve në Shkup, si dhe fakti se rreth 70% e termineve të caktuara përmes telefonit, anulohen, ricaktohen termine të reja e që ka ndikuar në anulimin e gjithë procesit” – tha Spasovski.

Por, edhe në punktin e ri janë shënuar tollovi dhe rrëmujë nga qytetarët. Ministri Spasovski, kërkoi mirëkuptim dhe durim nga qytetarët.

“Si MPB krijuam mundësi për nisjen e procedurës pa termine, por me paraqitje personale në sallë sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehesh”. Bëj thirrje për durim dhe mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të obligimeve të tyre për të ndryshuar dokumentet me këtë sistem të përshpejtuar” – tha Spasovski.

Ndryshe, sistemi i ri është testuar dhe mundëson që rreth 1.000 persona brenda një dite pune ta kalojnë procedurën. Orari I punës I këtij punkti është nga 08.00 deri 18.00, me mundësi që të vazhdohet deri ora 20.00.

Ministri Spasovski ka njoftuar se në nivel vendi, deri tani, janë zëvendësuar 1.050.000 dokumente udhëtimi, 900.000 letërnjoftime dhe 480.000 patentë shoferi.

Afati ligjor për zëvendësimin e dokumenteve personale me Republika e Maqedonisë së Veriut është deri më 12 Shkurt 2024. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share