VMRO kërkon përgjegjësi nga Merko, BDI – VMRO-ja lidhje që mbërrijnë deri në Kremlin!

BDI: VMRO – DPMNE SINONIM I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

Merko e ka për obligim të bashkëpunojë me institucionet dhe kjo nuk është për t`u përshëndetur si vullnet i tij i mirë, siç e bën Kovaçevski, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja, njofton KlanM.

“PTHP dhe institucionet tjera kanë të drejtë të kenë qasje në dokumentacionin e plotë të Komunës së Strugës dhe gjithçka që lidhet me Merkon nëse hapet hetimi dhe kjo nuk varet nga Merko nëse do t`i lejojë ose jo. Kovaçevski në vend që të jetë i nënshtruar nga BDI-ja, duhet të kërkojë përgjegjësi nga Merko” – thonë nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Së fundmi kanë reaguar edhe nga BDI-ja. Sipas integristëve, VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit.

Dhjetra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të tyre të shquar që nuk arritën të largoheshin nga vendi. VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin. Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vunë dorën në mjaltë kur erdhën për herë të parë në pushtet, duke dëshmuar se asgjë tjetër nuk mund të pritet prej tyre” – thonë nga BDI.

Integristët, sic njofton KlanM, thonë se Mickoski vazhdon të konfrontohet me BDI-në me dëshirë që do të perceptohet si politikan i ligës së pare, duke pohuar se  e ka të kotë.

VMRO-DPMNE është parti pa ideologji dhe pozitë, me lidhje që arrijnë deri në Kremlin dhe interesi i vetëm i saj është dëshira e zhveshur për pushtet dhe fitim. Është një organizatë patriotësh të rremë që i luten Zotit që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, ndërsa ata përfitojnë nga nacionalizmi dhe nxitja e tensioneve” – thonë  nga BDI.

Ndryshe, tashmë një kohë të gjatë VMRO-DPMNE-ja për cdo ditë drejton akuza të ashpra në adresë të BDI-së, ku, sic percjell KlanM, në shënjestër janë drejtuesit e lartë partiak. Akuzat, sic pretendojnë nga opozita maqedonase, kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pushtetit dhe korrupsionin. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share