VMRO-DPMNE: Zgjedhje të parakohshme në maj 2023?!

Qëndrimi për ndryshimet kushtetuese, i pandryshuar

VMRO-DPMNE-ja propozon zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë periudhës 14 dhe 21 Maj 2023. Sipas tyre, fushata zgjedhore do të fillonte më 25 Prill, kurse qëllimi siç referojnë nga partia, është ristartimi i sistemit dhe vendosja e stabilitetit më të madh.

“Për momentin, situata politike në vend është e papërballueshme sikurse midis partive ashtu edhe brenda në disa parti, respektivisht në LSDM, BDI dhe Alternativa. Duke marrë parasysh se qeveria ka qëndrim të kundërt se nuk duhen zgjedhje të parakohshme, do t`i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat për të realizuar këtë qëllim dhe do të jemi kreativ në gjetjen e mënyrës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, mbetet i pandryshuar – nuk do t`i mbështesin këto ndryshime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si parti, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, mbështesin anëtarësimin në BE dhe nëse ka zgjedhje në programin parazgjedhor detajisht do të përmendin se si të lëviz vendi drejt kësaj rruge, kurse votuesit në zgjedhje do të vendosin nëse do të mbështesin politikat e partisë.

Lidhur me paralajmërimet e Shefit të diplomacisë, Bujar Osmani se gjatë javës së ardhshme do të intensifikohen bisedimet për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, nga VMRO-DPMNE thonë se nuk e kanë problem të marrin pjesë në këto takime, por do ta përsërisin qëndrimin që tashmë dihet në opinion.

Të pyetur se cilën parti shqiptare do të donin ta kishin partner në qeverinë e ardhshme, VMRO-DPMNE thotë se preferojnë opozitën shqiptare edhe pse pajtohen se për momentin nuk e kanë fuqinë e BDI-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, është e dëmshme që BDI-ja ka monopol të këtillë në vend. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share