VMRO-DPMNE: Vendimi i Qeverisë jo i sinqertë

MITEVA: LSDM DHE BDI 1.117 PUNËSIME PËR BLERJE VOTASH

VMRO-DPMNE vlerëson se vendimi i Qeverisë për punësimin e mbi një mijë personave në shtëpitë e shëndetit, ka prapavijë politike parazgjedhore. Zëdhënësja Marija Miteva deklaroi se pushteti aktual për shtatë vite nuk ka bërë asgjë për mjekët dhe punonjësit shëndetësor, e tani në prag të zgjedhjeve tenton të bëjë veprime për ta manipuluar personelin mjekësor për zgjedhje.

“7 vite LSD dhe BDI janë në pushtet, 7 vite mjekë, specializantët, stafi mjekësor luftojnë për të drejtat e tyre, për punësim apo për kushte më të mira. 7 vite ata janë injoruar. Tani që qeveria e LSD-së dhe BDI-së janë para ikjes, 4 muaj para zgjedhjeve, po shfaqin shqetësim të rremë. Hapi i sotëm i Kovaçevskit për të punësuar 1117 persona nuk është unik. Domethënë, asgjë nuk i ndal LSD-në dhe BDI-në në synimin e tyre për të kryer ryshfet parazgjedhore me punësime të reja vetëm disa muaj para zgjedhjeve” – tha Marija Miteva. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share