“Një person i vdekur dhe një person me lëndime të rënda trupore, pas aksidentit të sotëm në magjistralen Kërçovë – Ohër në afërsi të fshatit Kollar. Aksidenti na ndodhur në orën 18.20 dhe ka ardhur pasi një veturë me targa të Shkupit ka fluturuar nga rruga dhe ka rënë në lum. Me urdhrin e Prokurorit Publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i sigurisë së komunikacionit në Kërçovë”, thanë nga SPB Ohër.
Nga SPB Ohër për TV21 kanë dhënë informacionet e para zyrtare pas aksidentit në Kollar të Kërçovës. Konfirmojnë se është një viktimë dhe një i lënduar rëndë, në aksidenti që erdhi pasi vetura me targa të Shkupit fluturoi nga rruga dhe ra në lum.