QEVERIA: SHUMË SHPEJT DALIN ME MASA KUNDËR KRIZËS
Një pagë minimale dhe mesatare nuk mjafton as për mbijetesë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke drejtuar akuza se inflacioni është si pasojë e paaftësisë së Qeverisë për t`i zgjidhur problemet. Sipas opozitës, inflacioni nuk është importuar por është autentike.
Situata është alarmante kurse vendi po shkon drejt varfërisë kolektive thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke bërë thirrje që Qeveria urgjentisht të miratojë masa për ndalimin e inflacionit dyshifror.
“Për këtë shkak kërkojmë propozim-ligjin me të cilin produktet ushqimore do të lirohen nga TVSH-ja deri më 31 Dhjetor 2022. Gjithashtu kërkojmë që TVSH-ja për karburantet të jetë 5% deri në fund të vitit me cka qeveria do të ndikojë për rënien e cmimit të tyre. Refuzimi I këtyre masave, do të thotë refuzim që t`u ndihmohet qytetarëve të rrezikuar” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.
Qeveria njoftoi se me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve dhe shumë shpejt do të del me masa kundër krizës sipas rekomandimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN dhe Banka Botërore, BE dhe ekspertët. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë, drejt atyre që kanë më shumë nevojë.
Të gjitha këto masa që do të pasojnë, sic thonë nga Qeveria, ndërlidhen në pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare se presionet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit do të lehtësohen gradualisht, në mënyrë që të stabilizohen vitin e ardhshëm. /KlanMacedonia/