VMRO-DPMNE: Të hiqet Qeveria teknike – BDI të mos ketë kryeministër shqiptar!

MICKOSKI: EKZISTON OPSIONI PËR TË SHFUQIZUAR TRAKTATIN E MIQËSISË ME BULLGARINË

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që të mos ketë Qeveri Teknike, vetëm që BDI-ja pas vete mos ta ketë Kryeministrin – thuhet në komunikatën e partisë opozitare maqedonase.

Sipas VMRO-DPMNE-së, sic percjell KlanM, që nga ndërtimi i Korridoreve e deri te Samiti i OSBE-së, kuadrot e BDI-së kanë kompromituar punët.

“Partia e cila nuk ka funksionar të pakompromituar nuk mund të jetë parti që do ta jep Kryeministrin, madje edhe për 100 ditë. BDI-ja, në 7 vitet e fundit, është përfaqësuesi më i keq i Shqiptarëve, përfaqësojnë vetëm interesat e tyre personale, kurse qindra Shqiptarë, sikurse dhe Maqedonas, po e braktisin Maqedoninë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Komunikata e VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, është në një vijë me deklaratën e liderit partiak, Hristijan Mickoskit, I cili për Kanal 5, ka deklaruar se do të ishte nënçmim nëse BDI-ja nominon Kryeministrin në Qeverinë Teknike.

“Besoni se këtë e flas me sinqeritetin më të madh dhe çmoj se duhet që bashkë me partitë në qeveri dhe partitë tjera parlamentare të intervenojnë në Kodin Zgjedhor dhe ta fshijmë pjesën e Qeverisë Teknike dhe praktikisht nga ky moment e në të ardhmen të kemi qeveri me legjitimitet politik” – deklaroi Mickoski.

Mickoski gjatë intervistës është zotuar se VMRO-DPMNE-ja do të luftojë që të fitojë 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, kurse sipas tij, kandidati presidencial i tyre do të jetë fitues I zgjedhjeve presidenciale.

Por, jo vetëm kaq! Mickoski, sic njofton KlanM, paralajmëroi se kur VMRO-DPMNE-ja të jetë pjesë e Qeverisë, ekziston opsioni për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.

“Ka opsion ta braktisim marrëveshjen nëse vërejmë se situata në Bullgari është siç është dhe se nuk ka mundësi për negociata ose të tejkalohen dallimet. Por, duhet të shihet cili është hapi I dytë, I tretë. Nëse mendojmë vetëm për hapin e parë, do të jemi në ekstremin aktual. Qëllimi është t`i mbrojmë interesat kombëtare” – tha Mickoski.

Lidhur me Kryeministrin Teknik, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve do të ketë Qeveri teknike, pasi sipas tij, është obligim ligjor.

Nga ana tjetër, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sic njofton KlanM, gjatë një prononcimi, paralajmëroi se në Janar 2024, vjen Kryeministri Shqiptar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share