Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se mbrëmë rreth orës 19:00 në stacionin policorë të Tetovës është paraqitur 55 vjeçari nga Reçica e Vogël i cili ishte denoncuar nga nipi i tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Pesëdhjetë e pesë vjeçari R.F. nga Reçica e Vogël e Tetovës, dje (23- prill) rreth orës 19:00 është paraqitur në Stacionin Policor-Tetovë, pasi që paraprakisht ishte denoncuar nga nipi i tij S.F.(31), me të cilin një kohë të gjatë kishin marrëdhënie të prishura familjare, se e kishte sulmuar fizikisht. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.