Policia konfirmon: Është raportuar që Krenar Osmani ka sulmuar fizikisht Driton Nebiun

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmuan lajmin e Klan Maqedoni se para pak çastesh ka ndodhur një rrahje në Tetovë, ku është sulmuar drejtori i Agjencisë për Menaxhimin me Pronë të Konfiskuar, Driton Nebiu nga Krenar Osmani.

“Sonte në ora 19:41 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelerik në rrugën ,,Iliria” më Tetovë personi N.D është sulmuar fizikisht nga K.O nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojne SPB-Tetovë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share