STOJANOSKI: PTHP TË MOS PRESË, TË NISIN HETIMET
Qeveria kompromiton mbikqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D – akuzojnë nga VMRO-DPMNE, raporton KlanM.
Sipas tyre, e gjithë procedura për zgjedhjen e mbikqyrësit, ka indikacione për krijimin e kushteve për Konzorciumin IRD, pjesë e së cilës është EPTISA, e cila me vendim të Qeverisë kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme, për ELEKTRA SOLUTION që fiton licensën gjatë thirrjes publike dhe EVRO KONSALTING i Branimir Dimitrijeviqit i implikuar në skemën kriminale ndërkombëtare, që kërkohet nga autoritetet e Armenisë.
BOJAN STOJANOSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së
“Kovaçevski dhe Grubi jo vetëm që kanë ndarë mbikqyrjen për IRD, por me tenderin është definuar se mbikqyrësi do të jetë edhe këshilltar juridik për transaksione dhe me këtë IRD ka fituar mundësi ekskluzive ta përpilojë marrëveshjen midis Qeverisë dhe BEHTEL ENKA, të cilën Qeveria duhet vetëm ta miratojë. Qeveria ka bërë tender të tillë që mbikqyrësit të ardhshëm i ka dhënë mundësi ta përpilojë marrëveshjen që ajo do ta nënshkruajë me realizuesin, të cilin pikërisht ajo mbikqyrje duhet ta kontrollojë”
VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, bën thirrje që Prokuroria Publike të mos presë dhe të nis hetime, për shkak se, sic thonë nga opozita Qeveria është duke kompromituar ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D, duke turpëruar firmat me përvoja dekadëshe dhe duke cënuar para botës imazhin e Maqedonisë.