LSDM: REFERNDUMI KUNDËR INTEGRIMIT NË BE
VMRO DPMNE akuzoi pushtetin se po përgatit plan për të refuzuar nismën për referendum që shfuqizon marrëveshjen për fqinjësi të mirë të nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në vitin 2017. Sipas opozitës si pasoj e frikës nga përgjigja e qytetarëve në atë referendum, pushteti do të bëj përpjekje që referndumi të mos mbahet fare.
MILE LEFKOV, VMRO DPMNE
Ata janë të vetëdijshëm se mbi 60% e maqedonasve e mbështesin referendumin dhe do të dilnin në të, andaj po përgatisin një skenar që ai të mos ndodhë fare. Në një skenar të tillë, rolin kryesor duhet ta luaj Talat Xhaferi, i cili do të zbatojë vetëm atë që ka dhënë Kovaçevski. Qeveria e di që shumica dërrmuese e qytetarëve që do të dalin në referendum do të votojnë për shfuqizmin e marrëveshjes me Bullgarinë dhe prandaj po shmang, deklaroi Mile Kefkov nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM u përgjigjën se referndumi I opozitës është kundër integrimit europian dhe se sipas tyre, kreu I saj Hristijan Mickoski me çdo kusht vepron në dëm të interesave shtetërore.
Iniciativa e Hristijan Mickoskit për referendum është kundër gjuhës maqedonase, dëmton identitetin, dhe drejtpërdrejt është kundër integrimit evropian të vendit. Të gjitha institucionet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar se procesin e negociatave për anëtarësim po e zhvillojmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër në gjuhën maqedonase, deklaruan nga LSDM.
Sipas partisë në pushtet, LSDM me bllokada aktive dhe passive opozita dëshiron të pengojë funksionimin normal të shtetit, në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike./KlanMAcedonia/