VMRO-DPMNE premton ristartimin në Shëndetësi

SYNOJMË TRI PRIORITETE – EFIKASITET, EFEKTIVITET, EKONOMI…!

VMRO-DPMNE thotë se Qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga kjo parti, përmes Platformës për sistemin shëndetësor planifikon që ta ristartojë shëndetësinë, sic thonë, përmes përmirësimit të tri segmenteve kyçe – efikasitetit, efektivitetit dhe ekonomisë.

“Prioritet do ta kemi përforcimin e shëndetësisë nëpër rajonet, përfundimi I Spitalit Klinik në Shtip që duhet të rritet në Spital Universtar Klinik. Prioritet do ta kemi shfuqizimin e dualizmit me nënshkrimet e lidhura dhe bashkimin e Klinikave në një qendër klinike. Prioritet do ta kemi përforcimin e shëndetësisë primare dhe sekondare. Do t`I kthejmë trajnimet në vende të huaja dhe do të inicojmë ndryshime ligjore që të punësohet kuadri më I mirë mjekësor. Do t`I përforcojmë resurset e ndihmës urgjente mjekësore dhe do ta rrisim numrin e punkteve të urgjencës” – tha Igor Nikollov, VMRO-DPMNE. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share