Testimi PISA: Nxënësit nga RMV-ja në vendin e 71-të nga 81 vende pjesëmarrëse!

TESTIMI PISA PËR HERË TË PARË ËSHTË ZBATUAR NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Evropian, ka bërë publike rezultatet e testimit të fundit ndërkombëtar PISA. Sipas rezultatave, ulet nivelin e njohurisë për gjuhët, matematikën dhe shkencën tek nxënësit e moshës 15-vjecare, thuajse në të gjitha vendet pjesëmarrëse.  

Nga 81 shtete, nxënësit e Maqedonisë së Veriut janë renditur në vendin e 71-të sipas arsimit gjuhësor, kurse në vendin e 61-të në matematikë – ka njoftuar Ministria e Arsimit, duke publikuar rezultatet e testimit PISA 2022.

“Me dallim minimal, rezultatet për RMV-në mbjanë nivelin e vitit 2018. Nga gjithsejt 81 vende që ishin pjesë e testimit, janë arritur 389 pikë, vendi ynë renditet në vendin e 61-të në matematikë. Me 359 pikë në njohuritë për gjuhët, respektivisht lexim me kuptim, rangohemi në vendin e 71-të, derisa për lëndët natyrore nxënësit kanë arritur 380 pikë dhe rangohemi në vendin e 68-të në Evropë”, thonë nga MASH.

Është kjo hera e katërt që Maqedonia e Veriut merr pjesë në tesëtimin PISA, përmes Ministrisë së Arsimit.

Në Prill dhe Maj 2022 ishin përfshirë 6.610 nxënës nha 111 shkolla të mesme ku janë testuar 35 deri 155 nxënës në gjuhën maqedone dhe shqipe. Realizuesi i studimit në Maqedoninë e Veriut është Qendrat Shtetërore e Provimeve.

Testimi PISA për herë të parë është realizuar në mënyrë elektronike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share