VMRO-DPMNE: Përgjime – cënohet siguria e 2 milion njerëzve!

OTA NË MËNYRË TË JASHTËLIGJSHME MUND T`I NDJEK KOMUNIKIMET

VMRO-DPMNE pretendon se OTA – Agjencia kompetente për ndjekjen e komunikimeve, është furnizuar me mjete, me të cilët në mënyrë të jashtëligjshme mund t`i ndjek komunikimet e qytetarëve, njofton KlanM.

Privatësia e qytetarëve është cënuar – alarmojnë nga VMRO-DPMNE-ja, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Agjencisë OTA.

Sipas opozitës, sic percjell KlanM, dyshimet se OTA në mënyrë të jashtëligjshme mund të ndjek komunikimet e qytetarëve, kanë lindur në Komisionin parlamentar për mbikqyrje të zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve duke u shqyrtuar informacioni për punën e Agjencisë Operativo-Teknike.

“Konstatuam dyshime se OTA ka shkelë nenin 2 të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, respektivisht është furnizuar me mjete që mund të keqpërdoren, kurse furnizimi është bërë pa Lejen përkatëse. Komisioni njëzëri, me mbështetje të të gjithë deputetëve, pa marrë parasysh partitë politike, miratoi konkluzionin që për këto dyshime ta njoftojmë Prokurorin Publik të Maqedonisë. PTHP të veprojë sipas ligjit dhe sa më shpejt të nisin hetimet” – tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, intervenimi duhet të jetë urgjent, duke marrë parasysh momentin kur është shfaqur problem, që sic tranemton KlanM pohimet e opozitës, përputhet me periudhën kur pushteti po përpiqet t`i shtyejë ndryshimet kushtetuese, për të cilët nuk ka mbështetje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share