VMRO-DPMNE: Për tre muaj humbën mbi 214 mijë njerëz të aftë për punë

“NJERËZIT MBESIN PA PUNË, LARGOHEN NGA VENDI”

VMRO-DPMNE-ja duke u thirrur një Raport të Entit Shtetëror për Statistika për tregun e punës, thotë se në tremujorin e parë të këtij viti, Maqedonia ka humbur 214.514 njerëz të aftë për punë. Opozita njofton se për kuartalin e katërt për vitin e kaluar, Tetor-Nëntor-Dhjetor, janë regjistruar 1.68 milionë qytetarë të aftë për punë, kurse për kuartalin e parë të këtij viti, Janar – Shkurt – Mars, janë 1.46 milionë, raporton KlanMacedonia.

“Për vetëm 3 muaj, një kuartal, sipas statistikës, Maqedonia ka humbur, nga vendi janë larguar 214.514 njerëz të aftë për punë. Prej tyre 103.778 janë larguar nga puna, 22.507 që kanë kërkuar punë si dhe 88.229 të cilët nuk kanë pasur punë kurse sipas LSDM dhe BDI nuk kanë kërkuar punë” – Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas VMRO-DPMNE-së, derisa LSDM-ja dhe BDI-ja festojnë, mbi 214 mijë qytetarë janë larguar nga vendi, për shkaqe ekonomike. Opozita thotë se kjo është si rezultat I manipulimit politik, partizimit dhe korrupsionit duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protesën për ndryshime që është caktuar më 18 Qershor para Qeverisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share