Alarm i rremë për bomba: Kallëzim penal për Tetovarin

DO TË PËRGJIGJET PËR TERRORIZËM – DENONCOI PËR “BOMBA” NË DELLÇEVË

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz më 27 Dhjetor 2012 në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penale kundër 63 vjecarit S.GJ nga Tetova, për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “terrorizëm”.

Sic njofton MPB-ja, më 17 Dhjetor, i denoncuari S.GJ, nga celulari I tij është paraqitur në Policinë e Dellçevës, ku është prezantuar rrejshëm dhe ka denoncuar se në shumë lokalitete të qytetit ka vendosur bomba.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia kishte kryer kontrolle në objektet e apostrofuara, ku nuk janë gjetur gjësende të dyshimta.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22 Dhjetor 2022, S.GJ është privuar nga liria dhe në Stacion Policor në Tetovës është kryer bisedë zyrtare, pas cka i janë konfiskuar celulari dhe dy SIM – kartela. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share